Propozim për Trupën e Veteranëve të kualifikuar për të instaluar një sistem alternativ të ftohjes në Centralin Berthamor Fukushima-Daiichi
- Në përgjithësi, impiantet industriale janë të pajisura me “FAIL-SAFE sistemin” ( apo sistemin e Sigurisë, në rast Dështimi) për të ndaluar operacionet në mënyrë të sigurtë, nëse dhe kur ndonjë defekt i papritur të ndodhë me ndërprerjen e furnizimit me energji apo karburant në sistem, ose në rast tjetër të nxjerrë nga puna mekanizmat e ndezjes së furnizimit me energji.
- Në rastin e centraleve bërthamore, megjithatë, është e pamundur të bëhet ndërprerja e furnizimit me karburant, sepse sistemi është si “një furrë që vepron brenda një rezervuari karburanti”. E vetmja menyrë për shmangien e një “situate të tejngrohjes” është për të ndaluar reaksionin zinxhir bërthamor, duke futur shkopinjtë e kontrollit në bazën e reaktorit dhe që gradualisht të bëhet ftohja e shkopinjëve të karburantit me ujë që qarkullon në menyrë të vazhdueshme.
- Kjo do të thotë se në një central bërthamor, SISTEMI I FTOHJES, asnjëherë NUK DUHET TË NDALET, e që është edhe arsyeja pse sistemi ftohës është projektuar fuqishëm për të siguruar rezervë të dyfishtë, trefishtë ose më shumë. Për fat të keq, cunami i fundit ishte shumë më i fuqishëm se ai i parashikuar nga operatorët e centralit, dhe të gjitha sistemet e back-up-it apo ruajtjes ishin shkatërruar apo ishin te paaftë.
- Pasi që reaksioni zinxhir bërthamor të vihet në kontroll, është me rëndësi kritike që sistemi i dëmtuar i ftohjes të riparohet ose zëvendësohet me një sistem të ri, i cili duhet të jetë i dizajnuar për të vepruar sigurtë për një periudhë dhjetëvjeçare ose më shumë. Ftohja e sistemit me gypa me rrjedhje të ujit, është një masë e përkohshme e paqëndrueshme dhe afatshkurtër.
- Riparimi ose instalimi i sistemit të ftohjes pashmangshëm do të zhvillohet në një ambient të kontaminuar me shumë elemente radioaktive me rrezik serioz për komplikime shëndetësore në të ardhmen. Si i tillë, të rinjtë me të ardhme të gjatë, nuk duhet të jenë vendosur në një pozicion për të ndërmarrë një detyrë të tillë.
Ekspozimi ndaj rrezatimit, i një brezi që mund të riprodhojë brezin e ardhshëm duhet të shmanget, pavarësisht nga kostoja. - Gjenerata jonë që ndërgjegjshëm ose pandërgjegjshëm, ka miratuar ndërtimin e centralit bërthamor në Fukushima dhe ka gëzuar të mirat e furnizimit të madh të energjisë së prodhuar, në veçanti, ata prej nesh që përshëndeten parullën se “Centrali bërthamor është i sigurtë” duhet të jenë të parët për t’u bashkuar me Trupen e Veteranëve të kualifikuar për të instaluar ose riparuar sistemin e ftohjes. Kjo është detyra e brezit tonë ndaj brezit të ardhshëm dhe atij pas tij.
- Aktualisht, shumë nga punëtorët e angazhuar në centralet bërthamore janë punësuar pa marrë në konsideratë, moshën, njohuritë, aftësitë apo përvojën e tyre.
Trupa e Veteranëve të kualifikuar do të përbëhej nga vullnetarë teknikë, veteranë dhe inxhinierë, të cilët janë shumë më të kualifikuar për të kryer punën shumë më mirë në vend të gjykimit.
Yastel Yamada
Naka-Kasai 11-25-707 5-chome, Edogawa-ku, Tokyo 134-0083, Japoni
E-mail: svcf-admin@svcf.jp
Tel & Fax: +81- (0) 3-5659-3063 Telefoni Mobil: +81- (0) 90-5659-3063
Y. Yamda ‘s Biodata
I lindur në vitin 1939
Sc B.. Nga Fakulteti i Inxhinierisë, Universiteti i Tokios
I punësuar nga Industria e Metalit Sumitomo, Co Ltd 1962-1989. Ka punuar në fushën e
inxhinierisë metalurgjike, inxhinierisë së centraleve, inxhinierisë së mjedisit, etj
Që prej daljes në pension ka punuar si konsulent i pavarur biznesi deri në 2005.
Aktualisht punon si vullnetar me OJQ, etj në disa fusha.